fbpx

E rëndë/ Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në në Rromanat të Durrësit.  Një i moshuar ka vdekur pas përplasjes nga automjeti.

“Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.