E rëndë/ Bie Rama në Delvinë, Bashkia 3 muaj pa paguar punonjësit, zero shërbime ndaj qytetarëve

Bashkia e Delvinës mund të konsiderohet totalisht e falimentuar, pasi jo vetëm nuk ofron asnjë shërbim ndaj qytetarëve, por prej 3 muajsh nuk paguan as punonjësit e saj.

Bashkia e Delvinës pas ndarjes së rë territoriale mbeti ndër bashkitë me të vogla në territor dhe numër popullsie, kjo pasi hartuesit e hartës territoriale duhet me parë të kenaqnin bashkitë kufitare me Delvinën.

Aktualisht në territorin e Bashkisë Delvinë nuk ka asnjë biznes të madh apo të mesëm me numër të lartë të punësuarish dhe të ardhurat e kësaj bashkie vijnë kryesisht nga tarifat e kullotave, atyre pak bizneseve të vogla dhe familjarëve.