fbpx

E rëndë/ Biznesmeni i njohur akuzohet për pë*dhunimin e pastrueses

biznesmen.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Greqi ku një biznesmen 76-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar pastruesen e vilës së tij.

Sipas mediave greke, i moshuari u arrestua, pasi u bë një ankesë ndaj tij në Polici, të hënën e kaluar. Një grua 60-vjeçare, e cila vizitonte rregullisht vilën e tij, duke ofruar shërbime pastrimi, ishte ajo që bëri ankesën.

Biznesmeni i njohur u arrestua pasi gruaja e akuzon atë se e ka përdhunuar, gjatë kohës që ajo shkoi në shtëpinë e tij për ta pastruar. Pastruesja 60-vjeçare pohon se kur shkoi në shtëpinë e 76-vjeçarit për ta pastruar në fillim u ngacmua seksualisht nga burri dhe më vonë u shndërrua në përdhunim.

Sipas informacioneve, gruaja iu nënshtrua një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe rezultatet vërtetuan akuzën e saj të përdhunimit. Biznesmeni i njohur pritet të dalë sot para hetuesit për të kërkuar falje për akuzën e përdhunimit të 60-vjeçares dhe për të paraqitur versionin e tij të ngjarjes.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303