fbpx

E rëndë/ Breshëri plumbash në shtëpinë e një familjeje në Bulqizë

Policia e shtetit ka njoftuar pak më parë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Bulqizës.

Dyshohet se familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar nga një person me makinë ‘Golf’ i cili ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesë.

“Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë,  shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.