E rëndë/ Dërgohen në spitalin e Korçës 3 persona me plagë në trup dhe fytyrë, ja ç’po dyshohet…

me-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë. Mësohet se në spitalin rajonal të Korçës kanë mbërritur 3 emigrantë të paligjshëm të cilët dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur ndërsa po hynin në Shqipëri përmes shtegut të Bozdovecit ilegalisht.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ata po marrin shërbim mjekësor ndërsa nuk dihen ende detaje nga ngjarja.

Mësohet se ata janë dhunuar ndërsa nuk dihet se çfarë u është grabitur dhe do të merren në pyetje nga policia për ngjarjen.

Nga ana tjetër policia ka mbërritur në spital dhe pritet marrja e tyre në pyetje për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një grabitje apo nëse ata janë rrëzuar në këtë shteg ku po kalonin ilegalisht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303