fbpx

E rëndë/ E tradhtoi me ish të dashurën, 31 vjeçarja britanike hedh partnerin nga ballkoni

medium-2.jpeg

Mësohet se një 21 vjeçar britanik ka humbë jetën ndërkohë që ishte për pushime së bashku me partneren e tij në Antalia të Turqisë. Gjithçka ka nisur pas një sherri pasi partnerja e tij mësoi se Reece Pegram e kishte tradhtuar me ish- të dashurën e tij, sipas Daily Mail.

Stafi i hotelit raportoi se çifti kishin pirë shumë përpara ngjarjes dhe se Kayley, 31 vjeçe, me origjinë skoceze, u tha se ishte aq e dehur sa duhej të dërgohej në dhomën e saj nga stafi i hotelit, Stafi ka dëshmuar se Pegram shkoi në hollin e hotelit rreth orës 20:00 për të kërkuar pije alkoolike, por iu refuzua shërbimi pasi ai ishte tashmë i dehur.

Por Kayley, që është duke u përballur me 24 vite burg për vrasje, mohoi të kishte vrarë të dashurin e saj duke e hedhur nga ballkoni, kur u mor në pyetje nga policia pas incidentit. Ajo pretendoi se njollat e gjakut në dhomë ishin nga gishti i madh i dorës të cilin e kishte prerë aksidentalisht ndërsa hynte në dush.

Fillimisht ajo pranoi se kishte debat me Pegramin pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar me ish të dashurën. Por më vonë ajo ndryshoi versionin e ngjarjeve, duke pretenduar se prerja në dorën e saj ishte shkaktuar nga një gotë e thyer dhe se ata kishin debatuar për përdorimin e drogës.

Kayley i tregoi gjykatës se si shkoi në banjë pas sherrit, por kur u shfaq sërish, i dashuri i saj nuk ishte më aty. Ajo tha se më pas shkoi në shtrat, ndërsa policia arriti në dhomën e ndërsa ajo ishte në gjumë.

Hayley u tha prokurorëve se Pegram ishte një “mbret” i drogës në Britani, duke u përpjekur kështu që ta ulte figurën e tij.

“Reece është një nga tregtarët e rëndësishëm të drogës në Angli. Ai pyeti nëse kishte ndonjë vend për të blerë drogë këtu”, tha ajo, teksa shtoi se një ditë para vdekjes së tij, ai e kishte kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni, por ajo kishte arritur ta parandalonte ngjarjen.

“Reece donte të bënte vetëvrasje sepse kishte probleme psikologjike”, tha Kayley në një deklaratë.

Në një lëvizje të çuditshme ligjore, ajo u përpoq t’i detyronte gjyqtarët të hidhnin poshtë deklaratën e saj origjinale të policisë me arsyetimin se përkthyesi i saj zyrtar nuk ishte në gjendje të kuptonte theksin e saj skocez.

Por gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke theksuar se ajo përdorte të njëjtin përkthyes në seancë. Gjykata urdhëroi të pandehurën t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor.

Prokurorët besojnë se Kayley vrau të dashurin e saj nga xhelozia dhe po kërkojnë dënim të përjetshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303