E rëndë/ Flet viktima e një bande kriminale: Jam shfrytëzuar seksualisht nga 500 meshkuj

Një vajzë ka rrëfyer se si është trajtuar nga një bandë kriminale, të cilët e kishin rrëmbyer që në moshë të hershme.

Jennifer, në deklaratën e saj  tregon se si është njohur me bandën, si ka rënë pjesë e saj dhe se çfarë ndodhi me të gjatë kalimit të viteve.

Ajo tregon se frekuentohej në atë kohë, kur ishte vetëm 11 vjeç ajo ishte njohur me një djalë në shkollën e saj, i cili i prezantoi një ditë një të moshuar, me pretekstin se ai ishte një i afërmi i tij.

I moshuari e mashtroi, dhe duke nisur nga ajo ditë Jennifer u bë pjesë e bandës kriminale, dhe për dy vite të tjera ajo nuk shkeli më në shkollë, pasi mbahej nën vëzhgim dhe nën kujdesin e bandës kriminale.

Kur Jennifer donte të rikthehej sërish në shkollë, mësuesja e saj ja refuzoi rikthimin, dhe Jennifer ra pre e një pjesëtari të bandës, i cili e përdori atë si objekt seksi dhe ajo shkoi me mbi 100 të huaj që vizitonin vendin.

Grupi kriminal vazhdoi aktivitetin e tij të trafikimit për një periudhë kohore 20-vjeçare, ku vajzat minorene përdoreshin si objekte seksi, dhe shiteshin tek njerëz të ndryshëm të huaj dhe vendas.  

Jennifer tha se ajo ka shkuar me afërsisht 500 burra të cilët i’a kishte gjetur banda kriminale.

Gjatë një interviste për një kanal britanik, ajo u shpreh se nëse vajzat nuk bënin atë që ju thoshin pjestarët e bandës, ato rriheshin në mënyrë barbare.

Ajo shtoi se kishte shkuar shpesh herë në polici, por askush nuk e ndihmonte atë. Kur personat që e mbanin atë nën kontroll e kuptonin që ajo kishte shkuar në polici, e rrihnin atë me shufra hekuri për ditë me radhë, dhe këtë e bënin me të tëra vajzat që donin të largoheshin.