fbpx

E rëndë/ Gjyshi vret mbesën me thikë

policiaaa.jpg

Një adoleshente është goditur me thikë për vdekje nga gjyshi i saj i moshuar duke tronditur të gjithë Japoninë.
Në një gjykatë në Japoninë perëndimore muajin e kaluar, Susumu Tomizawa, 88 vjeç, pranoi se kishte vrarë mbesën e tij Tomomi, 16 vjeçe, gati dy vjet më parë, por, ai tha se nuk e mbante mend ta ketë bërë këtë.
Tomizawa vuan nga alzheimer, një çrregullim neurologjik që shkatërron neuronet dhe zvogëlon rajonet e trurit.
Në gjykatë, avokatët e tij argumentuan se ai nuk duhet të mbahet përgjegjës sepse sëmundja e tij shkakton çrregullime të sjelljes të pakontrolluara, si humbja e kujtesës.
“Ai nuk ishte i vetëdijshëm në ato momente nga sëmundja e tij dhe konsumimi”, thanë ata.
Por gjykata në qytetin Fukui nuk u pajtua me argumentimet dhe në 31 maj u dënua me katër vjet e gjysmë burg për vrasje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303