fbpx

E rëndë/ Greqia rifillon të vuajë nga COVID, situata bëhet e rëndë, sot shumë të vdekur

Greqia ka raportuar sot një shifër e cila shqetëson shumë. Edhe pse prej kohësh kishte gjetur ‘paqen’ në përballje me koronavirusin situata në vendin fqinj ka filluar të jetë shqetësuese, pasi ka shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve ditët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 5 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 221.

Gjatë ditës së fundit janë shënuar 204 raste të reja, nga të cilët 12 janë identifikuar në pikat doganore.