E rëndë/ Kamioni bie nga 5 metra lartësi dhe përfundon në kanal, ja si u fsheh ngjarja

Një kamion që transportonte pllaka guri ka rënë nga 5 metra lartësi, ku drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se kamioni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në malin e Tomorrit në fshatin Bogovë.

I lënduar rëndë ka mbetur 35-vjeçari Fatjon Rama, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit por është mbajtur e fshehur nga vetë pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ.

Theksojmë që bllokimi i malit të Tomorrit nga policia detyron firmat të qarkullojnë natën në rrugë dytësore dhe të shkatërruara.