fbpx

E rëndë/ Merr flakë katedralja e Nantes, mbi 60 zjarrëfikës në vendngjarje

flake.jpg

Një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar në Francë. Për gati një vit pas djegies së Notre Dame, katedralja e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantes, është përfshirë nga flakët dhe mbi 60 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin, shkaku i të cilit për momentin është një mister.

Zjarri në Nante nisi diku rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një gjëmim shumë i çuditshëm i kambanave.

Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972, kur një zjarr dëmtoi çatinë e ndërtesës, ndaj ndertësa u desh të mbyllej për tre vjet që të riparohej.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303