fbpx

E rëndë në Elbasan/ Në gjendje të dehur, i riu përplas për vdekje kalimtarin

6c4e9e31da7ec2672844807d2245d6a7_L.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Llixha, Elbasan.

Mësohet se shtetasi ‘B.Q.’, 31 vjeç ka përplasur për vdekje një shtetas mashkull të paidentifikuar.

Bëhet me dije nga blutë se 31-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Ndërkohë policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303