E rëndë në Gjermani / Kosovari vret me thikë gruan dhe partnerin e saj afgan

Një shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se vrau me thikë gruan dhe partnerin e saj të ri afgan.

Ndërkohë foshnja dy muajshe e gruas nuk është lënduar.

Ngjarja u shënua të shtunën pasdite (17 gusht) në stacionin e trenit në Iserlohn informoi policia të dielën pasdite.

32 vjeçarja  edhe ajo me origjinë kosovare, jetonte e ndarë nga 43 vjeçari, edhe ai shqiptar nga Kosova, i cili njihej nga policia për dhunë në familje.

Për këtë arsye gruaja ishte larguar nga ai dhe ishte vendosur në një qendër strehimi për gratë në Iserlohn.

Ndërkohë 23 vjeçari afgan thuhet se ishte partneri i ri i saj

Mesa duket ata kishin lënë një takim në stacionin hekurudhor të Iserlohn, ku dhe ndodhi ngjarja e tmerrshme.

Hetimet pritet të zbardhin shkaqet që e nxitën gruan të dilte në takim.

Foshnja 2 muajsh ishte lënë në gjumë në makinë kur ndodhi krimi dhe dëshmitarët e morën dhe e dërguan në spital.

Nga hetimet e para, djali afgan ka mundësi të jetë i ati” tha një zëdhënës i policisë të dielën.

“Të dyja viktimat i janë nënshtruar autopsisë sot në Dortmund. Shkaku i vdekjes janë plagët e shumta të shkaktuara nga thika. Policia ka sekuestruar dhe armën e krimit, një thikë kuzhine 12 cm e gjatë e cila ishte me gjak” informon distrikti i policisë i  Märkischer Kreis.

I dyshuari nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e krimit.

Ai akuzohet për vrasje të dyfishtë.

(Ne foto: Policia arreston autorin e krimit)

(Ne foto: Stacioni hekurudhor ku ndodhi krimi i rëndë)