24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi/ Dhunoi të bijën, në pranga shqiptari

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Greqi, ku një shqiptar ka goditur dhe rrahur të bijën e tij, e cila është adoleshente.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Volos, ku 48-vjeçari ka thirrur vajzën jashtë derës së shtëpisë dhe aty e ka dhunuar.

Ai e ka goditur disa herë në kokë dhe qafë, derisa 16-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja.

Menjëherë, ajo është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë i ati i të dhunuarës u arrestua nga policia pas disa orës.

Ende nuk dihet nëse e mitura dhunohej në mënyrë sistematike nga babai i saj, por policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat