fbpx

E rëndë në Itali, 24-vjeçarja përdhunohet nga tre të rinj në ashensor

ASHENSOR.png

Një 24-vjeçare është përdhunuar nga tre djem të rinj në një ashensor në stacionin hekurudhor në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Giorgio a Cremano, Napoli. Mësohet se vajza është gjetur pranë ashensorit duke qarë.

Ajo menjëherë ka telefonuar nënën e saj duke i treguar se çfarë i kishte ndodhur. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e tre autorëve.

Nga ana tjetër, e reja është dërguar në spital, pasi gjendja e saj psikologjike është mjaft e rënduar. Gjithashtu, ajo ka bërë edhe denoncimin në polici./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303