E rëndë në Korçë, vritet një person në park

Qyteti i Korçës është tronditur para pak minutash nga një ngjarje shumë e rëndë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se një person është vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /Real-news.tv/