fbpx

E rëndë në Librazhd/ Dhunohet gruaja shtatzënë në sy të fëmijëve, kërkohen autorët

hajdute-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes.

Dy persona të maskuar kanë hyrë për të vjedhur në një banesë, por janë vënë re nga gruaja e shtëpisë, nënë e dy fëmijëve dhe në priteje të fëmijës së tretë.

Jetmira Gega ka qenë duke vënë fëmijët në gjumë kur ka dëgjuar zhurma brenda banesës së saj.

Ajo ka shkuar në dhomën nga vinte zhurma dhe është ndeshur me dy persona të maskuar, që e kanë shtyrë me forcë dhe janë larguar.

Jetmira ka deklaruar se nuk ka mundur ti identifikojë personat e maskuar, por pohon se njëri nga ata kishte një pistoletë në dorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të saj.

Bashkëshorti nuk ndodhej në shtëpi pasi ishte në punë.

Fatmirësisht gruaja nuk ka patur lëndime në bark, duke mos rrezikuar jetën e foshnjes.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona, banorë të fshatit, të cilët dyshohen se kanë patur dijeni që nëna e dy fëmijëve ndodhej e vetme në shtëpi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303