E rëndë në Milot-Rrëshen, plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

Dita e sotme ka qenë një ditë aksidentesh. Vetëm orët e fundit janë raportuar disa aksidente rrugëve të Shqipërisë.

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve paraprake dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.