E RËNDË në Pukë/ Prej 2 orësh punonjësit e IKMT-së në greminë

86d5aa4706346f9f9e2ee6804642600d_L.jpg

 

Dy punonjës të IKMT-së u përfshinë në një aksident në fshatin Bugjon, përgjatë aksit rrugor Iballë-Fierzë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00. Makina u përmbys duke vënë poshtë dy punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit.

Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund që ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.

Sipas informacioneve për mediat, deri tani është nxjerrë nga makina Mark Ndou. Ai po transportohet në spital, ndërkohë që akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Punonjësi tjetër ndodhet ende në mjet dhe po punohet për nxjerrjen e tij

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303