fbpx

E rëndë në Tiranë/ Makina e policisë përplaset me motorin, detajet..

MAK.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Kombinatit pak më parë ku një makinë policie është përplasur me një motor.

Nga pamjet vihet re se pjesa e parme e automjetit të policisë është shkatërruar krejtësisht.

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe ka dërguar në spital drejtuesin e motorit, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303