Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia e kryeqytetit. Në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar.
Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
“Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.