fbpx

E rëndë në Tiranë! Vdes një burrë në rrugë, policia jep detajet

policia-e-tiranes-1-768x576.jpg

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ish-parkut të autobusëve në Tiranë ku një burrë ka ndërruar jetë në mes të rrugës.

Bëhet fjalë për shtetasin me incialet D. K., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur prej arrestit kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303