fbpx

E rëndë në Vlorë/ 60-vjeçari përplaset nga motoristi, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku raportohet se një motorist ka përplasur një këmbësor, që thuhet se është një 60-vjeçar.

Këmbësori është goditur nga një drejtues motoçiklete i cili punon në shërbimet e fast food-it në qytetin e Vlorës.

Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal të Vlorës teksa i dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili në ato momente po kalonte rrugën.

Ai është transportuar ne spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rende.