fbpx

E rëndë në Vlorë/ Dhunë në familje, burri rrihte sistematikisht gruan dhe vajzën e vogël…

rreh.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi dhunonte sistematikisht bashkëshorten dhe vajzën.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në mënyrë të përsëritur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303