E rëndë në Vlorë, djali i vë tritolin të atit

Policia ka njoftuar sot se ka zbardhur ngjarjen e rëndë e ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku një sasi lënde eksplozive shpërtheu në një banesë.

Policia ka raportuar se autor i dyshuar i ngjarjes është E.O, i biri i pronarit të banesës, F.O.

Raportohet se i biri i ka vënë tritol në derë babait të tij për motive pronësie dhe disa konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

E.O është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që fatmirësisht nga ngjarja nuk janë shënuar dëmtime të tjera përveç disa dëmeve materiale. /real-news.tv/