fbpx

E rëndë/ Një motor dhe një biçikletë përplasen keq në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka njoftuar pak më parë se një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, tek Pallati me Shigjeta.

Bëhet me dije se një motor me drejtues shtetasin H.H., ka përplasur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur biçiklisti, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u  dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.