E rëndë, një vajzë e re bie nga kati i fundit i një pallati

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në  qytetin e Korçës. Sipas raportimeve paraprake mësohet se një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një qendre biznesi ku në katin e fundit ishte një bar-restorant.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Korçës dhe ende nuk dihet ende nëse vajza, 30-vjeçare, emri e të cilës ende nuk bëhet i ditur është hedhur apo ka rënë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije vajza ka rënë nga kati i gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca që ka marrë të plagosur me urgjencë dhe e ka tranpsortuar në spital dhe Policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve.