E rëndë/ Njerëz të armatosur marrin peng punonjësit e një kompanie, policia rrethon godinën

Screenshot_1-5.jpg

Dhjetëra njerëz thuhet se janë marrë peng nga persona të armatosur në një zyrë të kompanisë së lojrave të fatit në Montreal. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Saint-Laurent. Autoritetet kanadeze raportojnë se personat e marrë peng janë punonjës të ndërmarrjes Ubisoft.

Në imazhet e shpërndara në tëitter, shihet numri i lartë i oficerëve të policisë që po marrin pjesë në operacion, teksa disa nga personat e marrë peng janë fshehur në çatinë e ndërtesës.

Të tjerët thuhet se gjenden në sallat e konferencave.  Ende nuk dihet se pse po ndodh kjo pengmarrje dhe se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303