fbpx

E RËNDË/ Polici grek me pistoletë drejt Bularatit!!!

pistolete.jpg

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia shqiptare, e cila ka vënë në pranga një koleg të shtetit grek. Punonjësi i policisë greke, me shtetësi gjithashtu greke, kishte hyrë në territorin shqiptar dhe mëngjesin e sotëm u kap tek “Ura e Kranesë” në aksin Sarandë-Gjirokastër, teksa ishte duke shkuar në drejtim të fshatit Bularat.

Ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë shqiptare, pasi me vete kishte një armë zjarri pistoletë pa leje, e cila kishte edhe 6 fishekë.

Policia thotë se greku M. G, 35 vjeç, banues në Igumenicë të Greqisë, është me detyrë punonjës policie në pikën kufitare të Igumenicës në Greqi.

Policia e Sarandës njofton se materialet procedurale në ngarkim të policit grek i kaluan  Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *