E rëndë/ Vdes 26-vjeçarja, i bie celulari në ujë teksa po e karikonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një 26-vjeçare ka humbur jetën.

Ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po karikonte celularin e saj në tualet.

26-vjeçarja, e identifikuar si Evgenia Shulyatyeva humbi jetën pasi telefoni i saj ra në ujë në banjë, të cilin po e përdorte ndërsa e kishte e kishte vënë në karikim.

Trupi i saj u gjet në banjë nga e ëma, disa minuta më vonë. Autoritet ruse po hetojnë për ngjarjen, pasi një sërë vdekjesh të ngjashme kanë ndodhur në vend.