fbpx

E rrahin në mes të Vlorës, Policia: Ik ore çun zgjidhe vetë

4904dabd3ebc827a032dce51ca76914a_L.jpg

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e Policisë së Vlorës, e cila nuk i pranon kallëzimin një qytetari, duke e detyruar që ta zgjidhë vetë. Para pak ditësh, në rrugën “Transballkanike”, dy qytetarë janë konfliktuar me njëri-tjetrit. Aldo Hoxhaj, i cili denoncoi ngjarjen në emisionin investigativ, po udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën e tyre.

“Fëmijën po e çonim në Spitalin e Vlorës, pasi e kishim sëmurë. Në atë rrugë, një person po udhëtonte me biçikletë dhe u hodh nga njëri krah në tjetrin menjëherë. Një nga gomat e biçikletës u përplas në makinë dhe u rrëzua. Pësoi gërvishtje të lehta. Dal nga makina dhe personi më ofendon rëndë. Grindemi të dy dhe për mos ta vazhduar, nisem sërish në Spitalin e Vlorës” thotë qytetari. Sipas tij, në momentin që mbërriti në Spitalin e Vlorës, ka lajmëruar në sallën operative policisë se ishte ai personi që kishte bërë aksidentin. Në spital mbërrin një patrullë policie, ky dy efektivët e shoqërojnë për në vendin e ngjarjes.”

“Një nga policët hipi në makinën time. Më tha se duhet ti kërkoja falje palës tjetër dhe gjithçka mbyllej. Sa mbërritëm në vendngjarje, katër a pesë persona mu vërsulën dhe më goditën me çtë mundnin. Policia nuk ndërhyri. Vetëm vëzhgonin. Më çuan në pusi’. Personat më shkaktuan thyerje të gishtit, plagë në kokë, kurriz dhe këmbë. Në vend që të më çonin në spital, më çuan në komisariat” thotë ai.

Ndërkohë, personat që e rrahën, mes tyre edhe ai me biçikletë, nuk u shoqëruan. Pas ngjarjes, Aldo thotë se ka shkuar në Policinë e Vlorës që të denoncojë ngjarjen, por askush prej oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk ia pranon kallëzimin.

“Në gjithë këtë ngjarje unë isha më i dëmtuari. Personi tjetër vetëm gërvishtje dhe doli nga spitali. Shkoj në polici dhe më thonë jo ke përdorur leva apo armë. Unë s’kam përdorur asnjë gjë” thotë ai.

Pas denoncimit, qytetari shkon sërish në Policinë e Vlorës, për të bërë denoncimin. Takon oficerin e Policisë Gjyqësore, i quajtur Bardhosh. Ai i thotë se nuk i takon që të bëjë denoncim.

“Të ka bërë ai tjetri denoncim. Çështja mbaroj me ato materialet që të lanë ty të lirë ore zotëri, se di s’do ishe lënë i lirë!” e kërcënon oficeri. Qytetari shkon në sportelin e Policisë së Vlorës dhe i kërkon punonjëses të bëj denoncim. Punonjësja kontakton me OPGj, Bardhoshin.

“O shefi kemi një qytetar këtu, Aldo Hoxhaj, do të bëj një denoncim. Atë nuk e di unë shefi, paraqitet qytetari këtu dhe kaq. Dakort! Po hajde sqaroje këtu se dhe unë nuk kam pse ta mbaj qytetarin këtu. Dakort!” i thotë ajo, ndërsa pak çaste më vonë i thotë qytetarit se oficeri “nuk pranon asgjë”.

Pas insistimit të qytetarit, oficeri pranon ta qytetarin dhe prindërit e tij. Në biseda e sipër, sërish OPGJ nuk pranon që Aldo të bëjë denoncim, madje i kundërvihet dhe i thotë se “mban armë”. Në fund, i thotë që të gjejë mik dhe të gjejë gjuhën me personin tjetër.

Qytetari takon punonjësit e policisë që ishin në vendngjarje, të cilët i thonë se “të kemi bërë nder që je i lirë”. Ndërkohë, më pas shkon në Spitalin e Vlorës, për të pyetur për gjendjen e personit tjetër. Mjeku i thotë se është shumë mirë, madje ka dalë edhe nga spitali. TCH

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303