fbpx

E rrënuar ekonomikisht, Amber Heard mendon të shkruajë një libër për ngjarjet e fundit në jetën e saj

1655915743_df2438a72cce1018165a25d3c7ddbe25.jpg

Amber Heard po mendon të shkruajë një libër pasi detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, 8.3 milion dollarë dëmshpërblim pas gjyqit për shpifje.

Persona të afërt me Amber thonë se aktorja 36-vjeçare është e lënduar dhe nuk ishte në gjendje të refuzonte paratë pasi gjendja e saj ekonomike është e rrënuar.

Ajo e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood dhe se nuk ka asgjë për të humbur pas ngjarjeve të fundit dhe dëshiron t’i tregoj të gjitha përjetimet e saj.

Lajmi vjen pasi Heard pranoi përmes avokatit të saj se ajo nuk mund të përballonte 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim që ajo i detyrohet Johnny Depp.

Aktorja që atëherë është parë duke blerë rroba të lira në një dyqan në New York.

Kujtojmë se Depp fitoi ‘betejën ligjore’ për shpifje kundër Amber Heard, pasi një juri në Virxhinia vërtetoi pretendimin se ish-gruaja e tij cenoi reputacionin e tij dhe dëmtoi karrierën e tij kur ku ajo akuzoi aktorin se e kishte dhunua.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303