“E rrezikshme marrja e oksigjenit”, drejtori i spitalit bën apelin: U bëj thirrje pacientëve se…

oksigjen.png

Drejtori i qendrës Shëndetësore në Peqin, Ilir Rrusha ka thënë për ABC së fundmi se shumë qytetarë të prekur nga koronavirusi po kurohen vetë në banesë. Teksa u ndal te oksigjeni, ai tha se është një terapi e rrezikshme në kushte shtëpie.

Ne nisim në spitalin Shefqet Ndroqi rastet më të rënda që kanë të bëjnë me oksigjenin dhe me probleme të tjera, një nga problemet është rënia e oksigjenit që deri në 95 % quhet një gjendje normale. Duke qenë se ka dyndje të madhe pacientësh në spitalet Covid, me raste pacientët me oksigjen nga 80-85 % i rekomandojmë që të trajtohen me oksigjen në shtëpi. Oksigjenin e marrin me rrugë private dhe është shumë i dëmshëm patjetër dhe ne nuk mund ta menaxhojmë një gjë të tillë as në kushte spitali  e jo më në shtëpi,  pasi është reanimatori ai që e bën. Kemi pas pacient që kanë pas rënie të oksigjenit por që kemi pas raste për shkak që oksigjeni është siguruar në rrugë private ne kemi pas ulje të oksigjenit te pacientët, ndërsa personat që ne i kemi dëgjuar në spital ato janë normalizuar dhe ato konfirmojnë se oksigjeni që ato kanë përdorë vetë ka qenë shumë cilësi e dobët.

Në fund, drejtori i qendrës Shëndetësore në Peqin ka një thirrje për të gjithë pacientët.

U bëj thirrje pacientëve në marrjen e oksigjenit në shtëpi, pasi në vend që ta ndihmojnë familjarin  e tyre të sëmurë do e përkeqësojnë gjendjen e tyre ndaj është e rëndësishme që të komunikojë me mjekun dhe të bëjnë kujdes dhe të mos e marrin oksigjenin në rrugë të pa certifikuara.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303