‘E rrite vetë, i mësove..’. Fansat i luten Florit: Kthehu te Elvana

elva.jpg

Edhe pse kanë kaluar shumë vite ka akoma fansa aq të zjarrtë që duan ta shohin sërish Flori Mumajesin dhe Elvana Gjatën së bashku.

Në një video që këngëtari publikoi në rrjetet sociale pas 6 muajsh heshtje, një nga ndjekësit i lutet publikisht që të rikthehet me ish-partneren e tij.

Fansi shkruan se Flori nuk duhet të mbajë inat me Elavanën, se duhet ta falë atë dhe të rikthehen bashkë. Ai shkruan më tej se është vetë producenti, ai që e rriti Gjatën dhe i mësoi dashurinë dhe kjo është një arsye mjaft e fortë për të qenë bashkë.

“Vite kam qe jam fansi yt por kte her je ka ben gabim qe mban kaq inat ndaj elvanes si elvana ske me gjet kurrr asnjeher por kthehu prap tek ajo qe e rite vet qe ja mesove dashnin qe ja mesove tgjitha mos mba inat sepse gjith njerzit gabojn sesht e para elv duhet te falish sepse Zoti esht fales se ty un aj tjetri e gjith me radh sjemi askushi per mos me fal sepse gjith ju duam bashk tlutem,”– shkruan ai teksa ka etiketuar edhe Florin në këtë koment.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303