E shan dhe ofendon: “Ma more Lorikun“, ja çfarë përgjigje i kthen bashkëshortja

Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, është nga fundi i pritjes së ëmbël; fëmija i dytë i ciftit është një vajzë dhe tashmë cdo gjë është gati për ardhjen e saj në jetë.

Në bisedat me ndjekësit në rrjetet sociale, Monica është e hapur dhe ka treguar pa doreza sesi ka shtuar 8 kg dhe sesi kanë vendosur që vogëlushen ta pagëzojnë me emrin Enkelejda.

Por ndërsa tregoi gjithashtu se kishte tetë vjet e lidhur me ish kapitenin simpatik të kombëtares shqiptare, Monica u përball dhe me komentin e një ndjekëseje që arrinte dhe ofendonte. Ajo thoshte se e urrente që i “kishte marrë Lorikun“ dhe e fyente, por dhe Monica nuk la pa ia kthyer përgjigjen: “Shpresoj që jeta jote të jetë më e mirë se kaq. Mrekullitë ndodhin!”, i tha ajo.