fbpx

E shkarkuan nga detyra, shpërthen mjeku i QSUT: Kur kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë unë, ju…

allkja-mjeku-450x450-e1584029549834.jpg

Ilir Allkja është mjeku i cili nga shkarkua nga detyra e tij në QSUT, pasi i vetëkarantinua në banesë dhe akuzoi se nuk kishte patur veshje mbrojtëse në momentin kur erdhi në spital një i dyshuar me Covid-19.

Së fundmi, ai ka reaguar në rrjete sociale dhe është kapur keq me drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore.

Postimi:

Qendra Kombetare e Urgjencës mjekësore, drejtori i saj Skënder Brataj, në vend të merren me menaxhimin e situatës përsëri gjejnë kohë të më linçojë publikisht mua!

Dua t’i kujtoj drejtorit të saj z. Skënder Brataj se :

-Uniformat speciale duhen të përdoren për cdo rast të dyshuar, jo për çdo rast të konfirmuar, ashtu sic shkruani ju !
Pasi te jetë konfirmuar rasti është tepër vonë !

Kjo është tejet e domozdoshme për të mbrojtur jetët e stafeve mjekësore!
E kanë të gjitha protokollet ndërkombëtare !

-Me akuzon se paskam dërguar në Urgjencen polivalente, pacientë të dyshuar me coronavirus, kjo është shpifje e ulët e denigruese, aspak e vërtetë. Une jam mjek, nuk jam karrigembajtës si ata që më denigrojnë mua.

Me akuzon se më bëhen të ditura rastet e konfirmuar, nuk eshte e vertete, ju jepni raste të dyshuara, këto konfimohen në infektiv, të paktën mua smë keni dhënë asnjë rast të konfirmuar.
Ju përkundrazi më keni dhënë kode jo-infektive ne shumë raste që kanë qenë të dyshuar me Covid19.

Me akuzon se nuk kam ndihmuar të sëmurët kur nuk nuk kam patur veshjen speciale, kam bërë aq sa kam mundur, pajisja me veshjen speciale eshte pergjegjesi e QKUM. Ata duhet të më.pajisin me veshjen speciale për çdo rast !

Me akuzon per keq perkthimin e statusit të Ministrit Francez, je i vogëll para meje, z Brataj, unë frëngjishten e kam gjuhen e dyte, pas shqipes, kam filluar ta mesoj që fëmije.

Më akuzojnë se une ngaterrokam brufenin me cortikosteroidet, ju kujtoj se e kam mbaruar universitetin në ato vite kur ju drejtor, ndoshta nuk e kishit dëgjuar as emrin Fakultetit të Mjekësisë dhe kam punuar cdo dite ne bazë me pacientët, kurrë nëpër zyra !

Për videot që na bëhen në rrugë nuk une nuk kam asnjë faj, unë si mjek kam qenë dhe jam i ekspozuar ndaj videove që na bëjnë njerëzit nëpër rrugë !

Koha është të jemi në front me epideminë , e jo të denigroni mjekët që janë në bazë , sidomos ju kolltukofagët !

Të dashur bashkëkombas, le të bëhemi bashkë, do tja dalim !

Plot dashuri e respekt për gjithë bashkathetarët e mi, Ilir Allkja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303