‘E shoh si kryeministre të ardhshme’/ Elisa Spiropali i përgjigjet Kujtim Gjuzit

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një deklaratë të deputetit Kujtim Gjuzi, i cili e sheh atë si kryeministre të ardhshme.

Spiropali është shprehur për Report Tv se Gjuzi shquhet për deklaratat e tij ekzotike.

“Gjuzi shquhet për deklaratat e tij ekzotike. Pse u caktova unë duhet pyetur kur unë jam ministre për Marrëdhënie me Parlamentin dhe më takon mua ta bëj këtë detyrë kur kryeministri nuk mundet”, tha ministrja.