fbpx

E shpallën në kërkim, dorëzohet ish-shefi i shërbimit sekret: Dyshoja se isha me covid

Mijallkov.jpg

Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë Sasho Mijallkov është dorëzuar pasditen e sotme në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë arsye ishte izoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.

Ai u kërkoi falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit. Mijallkovi tha se, ashtu siç ishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.

Sasho Mijallkov  është i akuzuar për rastin “Target-Fortesa”, ndërsa pas pak ditësh pritet dhënia e vendimit, por të dielën ish-zyrtari nuk u gjet në shtëpi duke u shpallur në kërkim me dyshimin se ishte arratisur

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303