16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

E sigurt që faktet e mëposhtme mbi perimet nuk i dini

spot_img

Ndërsa e gjithë bota vijon të promovojë fort ngrënien e shëndetshme, veçanërisht të perimeve, do të ishte mirë të dinit edhe disa të dhëna interesante për ato që hani! Perimet paskan edhe veti të pazakonta!

Kontrolloni nëse është edhe e preferuara juaj mes tyre…

  1. Kërpudhat kanë sistemin e tyre imunitar.
  2. Domatja në të vërtetë është një frut. Konfuzioni e ka zanafillën pas viteve 1890 kur Gjykata e Lartë e SHBA e cilësoi si perim për shkak taksimit.
  3. Në rast se doni të mos lotoni ndërsa prisni qepën, mbani në gojë një copë buke.
  4. Patatja është ushqimi i parë i rritur në hapësirë. Në 1996 bimë patateje u morën me vete në hapësirë në anijen kozmike Kolumbia.
  5. Chicago është emërtuar për shkak të hudhrës. Chicagaoua e quanin indianët hudhrën e egër.
  6. Kungulli u shfaq për herë të parë në shekullin e XVII, atëherë kur u shkruajt dhe përralla e Hirushes.
  7. Një eksperiment shkencor mjaft popullor në shkollë, ka konsistuar në lidhjen e elektrodave me një limon duke e përdorur atë si një bateri që do të ndizte një llambë. Elektriciteti i gjeneruar në këtë formë mund t’i japi fuqi edhe një motorri të vogël.
  8. Rrepat ishin “paga” për punëtorët e Egjiptit të Lashtë të cilët ndërtuan Piramidat.

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat