E sulmoi në këngë, Pete Davidson bën reagimin e çuditshëm ndaj Kanye West

kanye.jpg

Kënga e re e Kanye e titulluar “My life was never eazy” ku përmendet Pete Davidson, partneri i ri i ish-partneres së Kanye, Kim Kardashian.

Një burim tha për “HollyëoodLife” se komediani nuk ishte i shokuar.

“Pete thuajse e priste të referohej nga Kanye në një këngë herët a vonë dhe në vend që ta urrente, ai absolutisht e do atë dhe mendon se është qesharake. Ai nuk dëshiron të konfliktojë me Kanye; ai e respekton Kanye-n pasi ai është ende babai i fëmijëve të Kim-it dhe kjo është e rëndësishme dhe pandryshueshme. Ai e sheh të qenit në një këngë të Kanye pothuajse si një përkëdhelje pas shpine dhe sinqerisht diçka shumë interesante. Pete e di që do të jetojë përgjithmonë tani që është pjesë e një kënge të Kanye-s”, tha burimi i brendshëm.

Vetëm për t’u përmendur nga artisti me famë botërore “ia vlen të gjitha” për vendasin e Staton Island.

Në këngën e re të Kanye të titulluar “My Life Was Never Eazy”, ai këndon: “Zoti më shpëtoi, vetëm që të mund të mposht Pete Davidson”. Klipi i shkurtër audio u shpërnda në “Twitter” me një foto të Kanye dhe partneres së tij të re romantike Julia Fox.

scroll to top