E sulmon por edhe e kopjon, Kujtim Gjuzi vishet si Rama

jk-666x365.jpg

Deputeti Kujtim Gjuzi së fundmi ka ndryshuar stil në të veshur.

Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Procesi Sportiv’, ku është shfaqur i veshur ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Nga këpucë serioze me majë, tanimë Gjuzi ishte veshur me një palë atlete.

Ai është shfaqur në emision me kostum blu, me kravatë të kuqe, por një detaj i ri është se ka veshur atletet “Nike”.  Ky është një kombinim tashmë i ri për deputetin, që në fakt është një kopje e stilit të veshjes të kryeministrit Edi Rama.

Siç shfaqet edhe në foton e mëposhtme Gjuzi ndihet rehat me atletet. Ndoshta i është përshtatur edhe llojit të emisionit ose ka dëshirë të shfaqet si kryeministri. Këtë të fundi ende nuk mund ta themi me siguri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303