fbpx

‘E tha dhe është e vërtetë, shumë e shëmtuar’. Ministri ofendon Brigitte Macron

shume-e.jpg

Një ministër i qeverisë braziliane ka ofenduar Zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, ditën e enjte.

Ministri i Ekonomisë braziliane Paulo Guedes, bie dakord me komentet e Presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me pamjen e gruas së Macron. “Presidenti e tha dhe është e vërtetë,” tha ai gjatë një forumi ekonomik: “Gruaja e tij është me të vërtetë e shëmtuar.”

Por, sekretari i Guedes, në një deklaratë për shtyp u shpreh se ministri “kërkon falje për shakanë që bëri sot gjatë një dalje publike kur përmendi Zonjën e Parë të Francës”.

Ishte presidenti Bolsonaro që sulmoi Brigitte Macron, i cili shkroi një koment në Facebook, javën e kaluar  që nënkuptonte se gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk ishte aq tërheqëse sa gruaja e tij Michele Bolsonaro, me të cilën ka 27 vite diferencë moshe. Ai shkroi: “Tani e kuptoni pse Macron po e përndjek Bolsonaro-n” pranë fotografive të dy zonjave të para.

Presidenti francez Macron e quajti sjelljen e Bolsonaros “jashtëzakonisht të pasjellshme” dhe Presidenti brazilian më pas u detyrua ta fshijë komentin e tij.

Brazili dhe Franca janë konfliktuar gjatë javëve të fundit për trajtimin e zjarreve në Amazonë, pylli më i madh në botë, i cili është thelbësor për një klimë të qëndrueshme globale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303