fbpx

E thotë eksperti i ISHP, këta persona duhet me patjetër të evitojnë transportin publik

Hapja e transportit sjell një tjetër rrezikshmëri të shtuar për ti infektuar me COVID-19. Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, bën apelin urgjent se personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbimin.

“REKOMANDIM URGJENT!!! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!|”, shkruan ai.