E thotë ish-kryesizmologu: Nuk ka tërmet të tillë për 100 vite

Një tërmet si ai i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4, nuk do të ketë më për 100 vite. Deklarata është bërë nga ish-kryesizmologu Shyqyri Alia.

Ai ka folur për “Gazeta Si”, duke deklaruar se Tirana e Durrësi duhet të qetësohen pas nuk do të ketë më një panik të tillë.

“Tërmeti i shtatorit nuk qe paragoditje, pasi iu shuan goditjet për një javë. Po të kishte vazhduar derisa filloi tërmeti i 26 nëntorit do të quhej paragoditje. Tërmeti i fundit u parapri nga disa lëkundje. Nuk ka më tërmet të tillë Tirana e Durrësi për 100 vjet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Mund të jetë ndonjë me magnitudë më shumë se 4 e pak por më të mëdha nuk do të ketë. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet,”– thekson Aliaj.