fbpx

E thotë vetë Kryeministri/ Rama dy netë pa gjumë, ‘çmendet’ pas serialit me mafiozë shqiptarë

Gang’s of London është një nga serialet më të fundit të NETFLIX i cili po bën “namin” në internet, sidomos gjatë periudhës së karantinës. Seriali siç thuhet edhe në titull, flet për disa banda në Londrër, të cilat janë të kombësive të ndryshme dhe operojnë në biznese të jashtëligjshme. Ndër këto banda janë edhe shqiptarët. Zona e tyre e aktivitetit kriminal edhe pse në Londër, quhet Shqipëri.

Ndërkohë, telespektatori më i veçantë i këtij seriali është bërë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Këtë e ka bërë me dije vetë ai, pas disa komenteve në faqen zyrtare të aktorit Orli Shuka, i cili në serial luan rolin e bosit të mafias shqiptare në Londër.

Rama: Sapo e mbarova, super përgëzime!

Shuka: Flm zoti kryeministër, shpresoj t’ju ketë pëlqyer Gangs

Rama: Jo më pëlqeu, po me la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit Realisht super dhe you made me proud man #Respect

And pls thank Pippa from me for applauding the comment Admired her on MotherFatherSon and ëas really impressed by her transformation in Gangs Shëndet e sukses të mëtejshëm megjithë zemër i dashur Orli dhe please survive Season 2

Kryeministri Rama është shumë aktiv në rrjete sociale dhe shpesherë komenton e replikon me komentuesit. Ai na ka treguar se pëlqen shumë gjëra dhe ka shumë hobi, përfshirë këtu pikturëm skulpturën, basketbollin apo dhe videot selfie, por nuk na e kishte marrë mendja se i pëlqente shumë serialet me banda dhe mafiozë.

Aktrimi i Orli Shukës mund ta ketë bërë vërtet krenar kryeministrin, por duhet thënë se vetë përmbajtja e filmit nuk është diçka për të cilën ne duhet të ndihemi krenarë, pasi seriali i kornizon shqiptarët në një kënd të errët kriminaliteti, të dhunshëm e ordiner. Nuk është hera e parë, nëse kujtojmë filmin ‘Takken’ me tropojanët apo ‘Ëar Dogs’, për transportin e paligjshëm të armëve dhe Gërdecin.

Megjithatë e rëndësishme është që ky serial i ka pëlqyer kryeministrit, dhe i ka “kushtuar” atij dy netë pa gjumë, por në këto ditë kaq të ngarkuara politikisht, kur Shqipëria ka halle të mëdha nga ana ekonomike, shkaktuar nga koronavirusi, lind pyetja; a është e këshillueshme që kreu i qeverisë të shpenzojë dy netë për një serial me mafiozë?

Shkencërisht është vërtetuar që pagjumësia e lartë, e shtrirë në kohë më shumë se 24 orë, ndikon shumë negativisht në mënyrën e përqendrimit dhe të menduarit, sidomos në atë për të marrë vendime të vështira dhe të rëndësishme. Neësbomb