E tmerrshme/​ Mashtronte fëmijët dhe i përdorte për pornografi, dënohet me 374 vite burg

Një burrë tajlandez 31-vjeç u dënua me 374 vjet burg dhe 26,000 dollarë për trafikim të fëmijëve të përdorur për materiale pornografike.

Ai u shpall fajtor pasi u zbulua se kishte joshur fëmijë midis moshës shtatë dhe 12-vjeç përmes video-lojërave në shtëpinë e tij, ku filmoi materiale pornografike dhe më pas shiti videot përmes aplikacionit, tha policia.

Ky është rasti i dytë që dikush mori një dënim kaq të lartë në Tajlandë, ku një burrë u dënua me 309 vjet burg vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.