E tmerrshme! 1-vjeçarja humbi jetën pasi i dashuri i nënës e mbylli brenda një çante

1-vjecarja-vdes-brenda-ne-cante.jpeg

Një 27-vjeçar, Trevor Rowe, akuzohet për vrasjen e një vogëlusheje një vjeç, pasi e la atë të vetme në makinë, të mbyllur brenda një çante.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Texas të SHBA-së, ku 1-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

I dashuri i nënës së saj, teksa ai ishte në punë, e la vajzën 1-vjeçare të vetme në makinë, të mbyllur brenda një çante. Trevor shprehet se shkonte ta kontrollonte vajzën herë pas here, në momentin e parë që ai shkoi në makinë e pa të miturën që kishte dalë nga çanta, por ai e kishte futur sërish brenda.

Ai shpjegon se vogëlushja merrte frymë lirisht, por qante. Ndërsa ishte duke konsumuar vaktin e drekës pranë një fast fond, Rowe nuk shkoi në asnjë moment ta shihte vajzën duke e lënë të mbyllur në çantë. Kur doli nga puna në orën 17:00, ai e gjeti të miturën të pajetë. Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, vogëlushja një vjeçare humbi jetën. Rowe rrezikon të dënohet me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303