E tmerrshme, 14-vjeçarja godet me thikë mamanë e saj

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj, në Greqi. Një vajzë 14-vjeçare sulmoi me thikë të ëmën e saj gjatë mesnatës.

Policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë por ajo vijon të insistojë se nuk mban mend asgjë.

Sakaq mediat shkruajnë se familja ishte e rregullt dhe jo problematike, bazuar edhe në dëshmitë e fqinjëve. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me vajzat, që qëndrojnë me nënën.