fbpx

E tmerrshme! 15-vjeçarja e verbër u përdhunua nga dy mësues

rape.jpg

Dy mësues, të moshës 30 dhe 62-vjeçare, janë akuzuar se kanë përdhunuar një vajzë të verbër, për një periudhë prej dy muajsh, në një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuara, në Indi.

Vajza e vogël me lot në sy ka rrëfyer makthin që ajo kish kaluar në duart e dy mësuesve.

Fillimisht, prindërit ishin ata që zbuluan gjithçka por halla e vajzës kontaktoi me organet policore, të cilët arrestuan mësuesit, Chaman Thakor, 30-vjeç dhe Jayanthi Thakor, 62-vjeç.

15-vjeçarja rrëfeu se në fillim është dhunuar në dhomën e muzikës, nga 30-vjeçari, 2 muaj më parë dhe mësohet se tre ditë më vonë i moshuari, Jayanthi Thakor ka abuzuar seksualisht me të në të njëjtën dhomë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303