Një 33-vjeçar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke përdhunuar një 13-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku policia fetare arrestoi një burrë pakistanez, pasi e kapi duke dhunuar një vajzë nigeriane 13-vjeçare.
Policia ishte duke patrulluar në qytetin perëndimor të Mekës, kur dëgjoi minorenen duke bërtitur brenda makinës së tij në një zonë të shkretë.
Mediat arabe raportuan se burri kishte joshur vajzën duke i ofruar asaj SR100 (26 dollarë) për të bërë punë pastrimi.